Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë vlera të njejta dhe mundësojnë përvetësim të njohurive dhe përvojave të rinisë nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 4 shkurt – SHBA-ja dhe BE-ja  ndajnë vlera të njejta dhe mundësojnë  përvetësim të  njohurive dhe përvojave  të rinisë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të mbështetjes së zhvillimit politik dhe ekonomik, mbështetje të reformave të cilat janë para se gjithash nga vlera e qytetarëve  të vendit, porositën ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns dhe euroambasadori Dejvid Kir në panel diskutimin e sotëm “Alumni nga SHBA-ja   shkëmbim dhe BE Erazmus plus programe: shkëmbim i përvojave  dhe njohurive”, në organizim të Asociacionit alumni maqedono-amerikan MAAA dhe Unioni i federalistëve evropian të Maqedonisë UFEM.

Ambasadorja Bërns,  në fjalimin e saj shfaqi shpresë se do t’i shfrytëzojnë mundësitë  që njohuritë e fituara  nga SHBA-ja  t’i sjellin këtu.

Euroambasadori Gir  ka theksuar se programi Erasmus+ është platforma më e suksesshme  të cilën e ka BE-ja  për të gjithë studentët përmes mundësive  të cilat i ofron si në nivel arsimor ashtu edhe profesional.

Gir tha se arsyet kryesore pse të rinjtë në vend shpesh herë  e shohin të ardhmen e tyre jashtë  kufijve, duhet të kërkohet në implementimin e reformave  të cilat duhet të sjellin ndryshim i dukshëm në jetët e njerëzve.

Potencoi se Paneli mbahet  gjatë kohës kur ka debat publik për reformat në arsim. Qeveria, theksoi Gir ka rol udhëheqës në këtë  por ne  i përshëndesim përpjekjet  e saj për përfshirje  të gjithë shoqërisë  në këto reforma, duke i përfshirë edhe reformat në arsimin fillor.

Kryetari i UFEM-së  Petar Bogojevski dhe nënkryetarja e MAAA Zorica Trajkova, shprehën  gatishmëri  për bashkëpunim ndërmjet dy organizatave  dhe zbatim të projektit të ri  për  shpërndarje  të njohurive të fituara dhe përvojave  nga qëndrimet studimore në SHBA dhe BE me të rinjtë, para se gjithash studentë, nxënës të shkollave të mesme, por edhe anëtarë të shoqatave profesionale.

Alumni nga SHBA-ja dhe BE-ja, Ivan Durgutov, Julijana Bojaxhieva, Ejona Kaziu dhe Bojan Lazarevski, thuhet në kumtesën e UFEM-së, kanë ndarë  kujtime nga qëndrimet studentore dhe  kanë shprehur gatishmëri të jenë pjesë e projektit për bashkëpunim ndërmjet dy organizatave.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...