SHBA-ja dhe Britania u kërkojnë shtetasve të tyre të qëndrojnë larg hoteleve në Kabul

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të qëndrojnë larg hoteleve në Kabul, sidomos në Hotelin Serena, vend i njohur për mysafirë të huaj në kryeqytetin afgan.

 

“Shtetasit amerikanë që janë në apo afër Hotelit Serena, duhet të largohen menjëherë nga aty”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit më 11 tetor, duke cituar “kërcënime për sigurinë” në atë zonë.

Hoteli Serena ka qenë një prej objekteve kryesore që është përdorur për vizitorë të huaj para marrjes së pushtetit nga talibanët dhe tërheqjes së trupave perëndimore në muajin gusht.

Një degë e grupit militant, Shteti Islamik ka thënë se është përgjegjëse për disa sulme vdekjeprurëse në këtë shtet, prej marrjes së pushtetit nga talibanët.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësi tjera./REL/

Related posts

Rrëfimi prekës i afganes, tanimë të evakuuar në Shqipëri – ajo ëndërron të kthehet një ditë në shtëpi

D V

Ndërprerja e internetit godet disa nga faqet kryesore të lajmeve

Redaksia

Biden flet me Bill Clinton pas shtrimit në spital të ish-presidentit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More