Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA-ja dhe Franca bëjnë thirrje për hetim të shpërthimit në Bejrut

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i kanë bërë thirrje Libanit që të formojë një qeveri të re dhe të sigurohet për “rezultate të shpejta” për hetimin lidhur me shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në portin e Bejrutit gjashtë muaj më parë.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 4 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian thanë se Libanit i duhet një “qeveri të besueshme dhe efektive” për të zbatuar reformat, në mënyrë që të ketë mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë.

Blinken dhe Le Drian thanë se presin që hetimi mbi shpërthimin e 4 gushtit, të vitit 2020, të jetë një hetim transparent dhe “pa asnjë ndikim politik”.

Pavarësisht premtimeve se do të hetohet se si ky komponent është ruajtur në portin e Bejrutit për vite me radhë, autoritetet ende nuk e kanë sqaruar se kush e solli këtë sasi të kësaj substance në port dhe kush e kontrolloi atë.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...