SHBA-ja do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuar

Shtetet e Bashkuara do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë si pjesë e përpjekjeve të këtij vendi për të ndihmuar bashkëpunëtorët e luftës amerikane në Afganistan, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara (DHS).

 

Në SHBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin.

Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në SHBA.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha më 3 shtator se angazhimi i SHBA-së mbetet i qëndrueshëm dhe se SHBA-ja pret që të pranojë edhe 50,000 afganë mirëpo, sipas tij, nuk ka një kufi në numrin e atyre që mund të dërgohen në SHBA.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me afganët që nuk e kalojnë kontrollin e sigurisë në vendet transit ku janë të vendosur përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Spanjën, Kuvajtin dhe Katarin.

Afganët ia mësyjnë kufijve tokësorë pas mbylljes së aeroportit
FotogaleriAfganët ia mësyjnë kufijve tokësorë pas mbylljes së aeroportit

DHS, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera federale do të punojnë “për të siguruar që afganët të cilët kalojnë verifikimin të vendosen në mënyrë të sigurt dhe efikase këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha Karine Jean-Pierre, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban.

Related posts

Rreth 3.800 ushtarë armenë u vranë në luftë me Azerbajxhanin

D V

CMG: Galaja e Festës së Mesvjeshtës do të transmetohet edhe jashtë vendit

Z H

Greqi, vaksina e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe punëtorët e shtëpive të pleqve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More