SHBA-ja e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit

nga Xh M

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxherëve të një televizioni shtetëror rus dhe e kanë akuzuar Kremlinin për kryerjen e një operacioni të fshehtë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se televizioni RT, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe dy menaxherët e tij me bazë në Moskë, e kanë orkestruar “një skemë në vlerë 10 milionë dollarë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje te qytetarët amerikanë me mesazhe të fshehta të qeverisë ruse”.

Garland gjithashtu njoftoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka konfiskuar 32 domene interneti të përdorur nga aktorët rusë si pjesë e operacionit të dyshuar për të ushtruar ndikim.

Synimi i Moskës ishte ta siguronte një “rezultat të parapëlqyer” në garën presidenciale mes Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, tha ai.

“Njoftimi i sotëm tregon se sa larg shkojnë qeveritë e huaja për t’i minuar institucionet demokratike amerikane”, tha Departamenti amerikan i Shtetit në një njoftim.

DASH paralajmëroi se “këto qeveri të huaja duhet ta dinë gjithashtu se ne nuk do t’i tolerojmë aktorët e huaj dashakeq të ndërhyjnë qëllimshëm dhe t’i minojnë zgjedhjet e lira dhe të drejta”./Radio Evropa e Lirë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More