Agjencia Zhurnal.mk
Bota

ShBA-ja i bashkohet ekipit për ta gjetur nëndetësen

Ushtria amerikane do të dërgojë asistencë nga ajri për të ofruar ndihmë në kërkimin e nëndetëses indoneziane që është zhdukur me 53 anëtarë ekuipazhi brenda saj. Koha është kundër këtyre përpjekjeve, sepse njerëzit që ndodhen në nëndetëse besohet që kanë rezerva oksigjeni vetëm deri të shtunën.

Nëndetësja e tipit “KRI NAnggala 402” u zhduk të shtunën gjatë ushtrimeve afër bregdetit të Balit, duke nxitur operacion të gjerë kërkimi për ta zbuluar vendndodhjen e nëndetëses së humbur.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të pikëlluara nga kjo ngjarje. “Mendimet tona janë me zhytësit indonezianë dhe familjet e tyre. Me ftesën e qeverisë indoneziane, ne do të dërgojmë asete ajrore për të asistuar në kërkim për nëndetësen e zhdukur”, tha ai.

Ushtria indoneziane tha të enjten në mbrëmje se ka vërejtur shenja të një objekti në thellësi prej 50 deri 100 metrash dhe ka dërguar anije me pajisje të posaçme me shpresë se do të gjendet nëndetësja.

Reklamë

Së paku gjashtë luftanije, një helikopter dhe 400 anëtarë personeli janë angazhuar në operacionin e kërkimit. Singapori dhe Malajzia gjithashtu kanë dërguar anije në zonën ku besohet se mund të ndodhet nëndetësja, ndërsa ndihmë kanë ofruar edhe Australia, Franca dhe Gjermania.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...