Agjencia Zhurnal.mk

SHBA-ja ndalon cigaret elektronike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ndalimin e cigareve elektronike me shije të mentës dhe frutave, pasi mendohet se krijojnë varësi te miliona adoleshentë dhe po rrezikojnë shëndetin e tyre.

Në treg do të lejohet vetëm shitja e cigareve me shije mentoli dhe duhani që tregtohen kryesisht në dyqanet e specializuara.

Edhe shtete si Koreja e Jugut, India dhe Brazili po ashtu kanë marrë masa të rrepta kundër përdorimit të cigareve elektronike nga qytetarët.

Tymosja e këtyre cigareve raportohet t’u ketë kushtuar jetën të paktën 55 personave në Amerikë dhe mbi 2,500 veta kanë marrë ndihmë mjekësore.

Vitin e kaluar, rreth 30 për qind e gjimnazistëve rezultuan përdorues të rregull të këtyre produkteve.

Autoritetet që po analizojnë arsyet besojnë se bashkimi i vitaminës E acetat me nikotinën dhe marijuanën e lëngëzuar po shkakton sëmundje të ndryshme në organet e frymëmarrjes.

Industria e cigareve elektronike është zgjeruar në vend në vitet e fundit, dhe lider i tregut mbetet kompania Xhul e cila zotërohet pjesërisht nga një prodhues i njohur i cigareve tradicionale.

SHBA-ja së fundmi ka rritur në 21 vjeç moshën e blerjes së cigareve, ndërsa ndalimshitja e cigareve të caktuara elektronike hyn në fuqi në muajin shkurt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...