Agjencia Zhurnal.mk

SHBA-ja ndalon përdorimin e disave llojeve të cigareve elektronike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike me shije të mentës dhe pemëve, pas shqetësimeve për përdorim të këtyre të fundit nga adoleshentët.

Ky vendim është shqyrtuar për më shumë se një vit, meqë shumë shtete veçse kanë marrë vendime të ngjashme.

Koreja Jugore, India dhe Brazili janë në mesin e dhjetëra vendeve që kanë ndaluar përdorimin e këtyre cigareve.

Sekretari për Shërbime Shëndetësore, Alex Azar ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka dëshiruar të vazhdojë t’iu ofrojë të rinjve një alternativë të cigareve tradicionale, teksa u është përgjigjur shqetësimeve për rritje të varësisë ndaj produktit të ri.

“Duke kthyer në prioritet marrjen e masave ndaj produkteve që përdoren shumë nga fëmijët, veprimet tona synojnë të shënojnë një ekuilibër të shëndetit publik”, ka thënë ai.

Rregullatorët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se 55 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,500 të tjerë janë shtrirë në spital si pasojë e problemeve të lidhura me cigaret elektronike.

Presidenti amerikan, Donald Trump pati thënë në shtator të vitit të kaluar se SHBA-ja do të ndalojë të gjithë llojet e cigareve elektronike përveç asaj tradicionale, mirëpo administrata më vonë është tërhequr për shkak të presionit të industrisë.

“Neve na duhet të mbrojmë familjet tona. Në të njëjtën kohë është industri e madhe. Ne duam ta mbrojmë industrinë”, ka thënë Trump këtë javë.

Përveç këtij ndalimi, SHBA-ja së fundmi ka rritur në 21 moshën e blerjes së cigareve.

Cigaret elektronike po ashtu përfshihen në këtë rregull.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...