SHBA-ja në anën e demonstruesve në Kubë

Marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së kanë arritur në nivelin më të ulët që nga koha kur në pushtet ishte presidenti Donald Trump. Kjo po duket edhe më qartë gjatë protestave aktuale të kuanezëve kundër qëverisë së tyre.

 

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se qeveria e tij është në anën e kubanezëve, që kërkojnë lirinë dhe fundin e „shtypjes prej dekadash e të mjerimit ekonomik”. Përgjegjës për këtë gjendje është regjimi „autoritar” i Kubës. “SHBA i bëjnë thirrje qeverisë së Kubës, në këtë moment vendimtar të dëgjojë popullin dhe t’i përgjigjet nevojave të tij, në vend që të pasurohet për vete”, shtoi Biden.

Për herë të parë prej dekadash në Kubë sërish një numër i madh njerëzish kanë dalë në protesta kundër qeverisë socialiste. Protestuesit janë kundër ekonomisë me mungesa dhe shtypjes. Në kryeqytetin Havana si dhe në qytete të tjera demonstruesit thërrisnin „Liri, liri” dhe „Ne nuk kemi frikë”, sikurse shihet nga videot, që janë publikuar në rrjetet sociale. Përdoruesit e twitter-it në Kubë njoftojnë për shpërndarjen me dhunë të protestave (12.07) në mbrëmje.

Related posts

Pandemia COVID-19 mbylli 22 milionë vende pune

D V

Zgjatet masa e izolimit në Sydney, as tri javët e izolimit nuk e ndihmuan përhapjen e mëtejme të coronavirusit

D V

Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com