Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA-ja tërheq disa diplomatë nga Mianmari

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një pjesë të stafit diplomatik në Mianmar (Birmani) të largohen nga vendi. Ushtria e këtij vendi ka rritur dhunën ndaj protestuesve që kundërshtojnë grusht shtetin.

Departamenti i Shtetit përmes një deklarate njoftoi se vendimi për largimin e disa diplomatëve dhe familjeve të tyre është marrë “për shkak të COVID-19 si, trazirave civile dhe dhunës së armatosur”.

Mianmari po përballet me protesta që nga 1 shkurti kur ushtria bëri grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen civile, Aung San Suu Kyi.

Protestuesit kërkojnë kthimin e një qeveria civile. Suu Kyi dhe liderët e tjerë të partisë së saj po mbahen në paraburgim.

Protestat kundër juntës janë shtypur me forcë, duke çuar në vdekjen e të paktën 500 njerëzve, sipas një organizate monitoruese.

Gjatë fundjavës, më shumë se 100 protestues u vranë në të gjithë vendin në ditën më të përgjakshme që kur ushtria mori pushtetin.

Dhuna e kryer nga junta është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera. Junta nuk është lëkundur pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe sanksioneve perëndimore.

Udhëheqësit e juntës pretendojnë se zgjedhjet e mbajtura në nëntor të vitit 2020 ishin të manipuluara. Zgjedhjet u fituan me shumicë dërrmuese nga partia e Suu Kyi.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...