Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA-ja thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për uljen e tensioneve

Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, në bisedat e tij telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, bëri thirrje për uljen e tensioneve për shkak të kufirit dhe që të dy palët të vazhdojnë komunikimin mes tyre.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, njoftohet se Sullivan ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me Aliyev dhe Pashinyan, duke diskutuar mbi tensionin në rajon.

Sipas deklaratës, Sullivan, duke vënë në dukje shqetësimin e tyre për shkak të tensionit kufitar të përjetuar kohët e fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ai u shpreh se “hapat ushtarakë lidhur me kufijtë ende të papërcaktuar janë provokative”.

Sullivan ka theksuar se mirëpresin vazhdimin e komunikimit mes dy vendeve dhe që dy liderët i përmbahen zgjidhjes së problemit në mënyrë paqësore.

Duke nënvizuar se është e nevojshme që Azerbajxhani dhe Armenia të kryejnë bisedime zyrtare për të përcaktuar kufijtë ndërkombëtarë, Sullivan, shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet e saj në kuadrin e Grupit të Minskut për uljen e tensionit në rajon.

Mes dy vendeve u shkaktua tension pasi ushtria e Azerbajxhanit u vendos në pozicionet në kufirin me Armeninë në rajonet Kalbajar dhe Lachin.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, pretendoi se disa rajone ku është vendosur ushtria e Azerbajxhanit i përkasin Armenisë dhe lidhur me çështjen mori vendimin që të aplikojë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.//AA

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...