Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, Kongresi kërkon shtyrjen e tërheqjes së trupave nga Afganistani

Një raport i ri, i krijuar nga Kongresi, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të mos ketë majin si afat të fundit për tërheqje të trupave të mbetura ushtarake në Afganistan.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, Grupi për Studim të Afganistanit ka rekomanduar mbajtjen e trupave amerikane në këtë shtet, “në mënyrë që t’i japë procesit kohë të mjaftueshme për të prodhuar rezultat të pranueshëm”.

Grupi për Studim të Afganistanit është panel që funksionon në kuadër të Institutit të Paqes në Shtetet e Bashkuara.

Në raport, paneli ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë interes të madh që Afganistani të mos “kthehet sërish në strehë të sigurt për terroristët”.

Sipas marrëveshjes së shkurtit të vitit të kaluar, të nënshkruar nga Shtetet e Bashkura bashkë me talibanët, Uashingtoni është zotuar për të reduktuar në zero numrin e trupave që ka në Afganistan deri në maj të vitit 2021.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që ka bërë fushatë më 2016 për t’iu dhënë fund “luftërave qesharake dhe pafund”, në Lindje të Mesme, pati tentuar të shpejtonte procesin e zvogëlimit të trupave në muajin nëntor.

Pentagoni ka thënë më 28 janar se tërheqja e trupave amerikane në Afganistan do të jetë në përputhje me përkushtimet e bëra nga talibanët për të zbatuar marrëveshjen e arritur më 2020.

“Talibanët nuk kanë jetësuar përkushtimet e tyre”, ka thënë sekretari për media i Pentagonit, John Kirby.

Ai ka shtuar se Sekretari amerikan i Mbrotjes Lloyd Austin, është duke rishikuar këtë çështje dhe ka diskutuar për të ardhmen në këtë shtet bashkë me aleatët e NATO-s.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, paneli ka bërë thirrje edhe për mbështetje amerikane në institucionet afgane, duke përfshirë institucionet e sigurisë, “ndërkohë që vazhdon të ekzistojë mesazhi ndaj partnerëve afganë se mbështetja amerikane nuk është e pafundme dhe se varet nga përparimi që bëhet në bisedimet për paqe”./REL

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...