Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA kryesoi shpenzimet globale të mbrojtjes për vitin 2020

SHBA-ja vazhdon të kryesojë si shpenzuesi më i madh në mbrojtjen globale edhe për vitin 2020, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Londrës për Studimet Strategjike (IISS).

IISS thekson se shpenzimet e përgjithshme ushtarake arritën në 1,83 trilionë dollarë vitin e kaluar, që është një rritje prej 3,9% nga viti 2019.

“Rritja vjen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit dhe tkurrja e cila pasoi në prodhimin e ekonomisë globale”, theksoi IISS.

Kina, India, Britania e Madhe dhe Rusia ishin ndër shpenzuesit më të mëdhenj që radhiten pas SHBA-së.

“Rritja në buxhetet e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës përbën pothuajse dy të tretat e rritjes totale të shpenzimeve globale në vitin 2020. Buxheti i mbrojtjes të SHBA-së ishte më i lartë me 6,3% në vitin 2020 ndërsa rritja e Kinës u ngadalësua me 5,2% në vitin 2020 nga 5,9% sa ishte në vitin 2019”, thuhet në raport.

Gjithashtu, shpenzimet e anëtarëve të NATO-s u rritën me gati 20% që nga viti 2014, menjëherë pasi Rusia ndërhyri në Ukrainë./atsh

Postime të ngjashme

“I lodhur nga pandemia”, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

S.B.

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...