Bota

SHBA, kush është Hope Hicks, këshilltarja e Trump që mund të ketë infektuar presidentin dhe Melania

Hope Hicks, bashkëpunëtorja kryesore e Donald Trump, jo vetëm ka rezultuar pozitive me koronavirus, por ka edhe simptoma të Covid-19 dhe ‘Eshtë keq’. Lajmin e konfirmon Jonathan Karl, korespondent shtypi në Shtëpinë e Bardhë i Abc News.

Ish modelja dhe në të kaluarën edhe shefe e zyrës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Hicks ishte me Trump në Ohio për debatin e të martës me kandidatin Joe Biden dhe në Minnesota për tubimin e të mërkurës.

Bashkëpunëtorja e presidentit ka fluturuar ne bordin e Air Force One me të dhe ka marrë pjesë në debatin mes dy kandidatëve të Shtëpisë së Bardhë. Në fluturimin e të mërkurës në helikopterin presidencial Marine One, me të dhe Trump ishte edhe dhëndri i presidentit Jared Kushner. Më këtë rast Hicks është parë të lëvizë drejt helikopterit me të tjerë këshilltarë të rëndësishëm presidencial si Kushner, Stephen Miller dhe Dan Scavino. Asnjë prej tyre, saktëson Abc News, Transmeton Balkanweb, nuk mbante maskë.

Ish modelja është shefja më e re e zyrës së komunikimit të Shtëpisë së Bardhë.
Ish modele e Ralph Loren, Hicks është sot këshilltarja e Donald Trump, pasi ka qenë deri në 2018, shefe e zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë (më e reja në histori). Ish modelja është diplomuar për letërsi angleze në Southern Methodist Univerisity. 31-vjeçarja ka lindur në Greenwich, në Connecticut dhe gjatë periudhës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, ajo u përfshi në dy polemika të rëndësishme të presidencës amerikane, hetimet për Russigate në zgjedhjet e 2016 dhe akuzat e abuzimit kundër shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë Rob Porter.

Gjatë debatit të parë publik mes dy kandidatëve të martën Trump u tall me Biden për faktin që ai mbante maskë dhe kishte thënë: ‘Unë nuk mbaj maskë si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë edhe nga 60 metra largësi dhe gjithmonë prezantohet me maskën më të madhe që unë kam parë ndonjëherë’.
“Hope Hicks, që ka punuar fort pa bërë fare pushim ka rezultuar pozitive me Covid-19. E tmerrshme!’, ka komentuar Trump në Twitter pas lajmit të testimit që ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Postime të ngjashme

Pasiguria në zgjedhjet në SHBA trondit tregjet financiare

H S

Italia raporton rritjen më të lartë ditore në rastet me COVID-19

admin

Brezi Ekonomik i Lumit Jance fuqizon zhvillimin e gjithanshëm

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...