Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, mbi 30 milionë të infektuar me COVID

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë për nga numri i të infektuarve në rang botëror me rreth 30 milionë raste prej fillimit të pandemisë dhe më shumë se 460,000 vdekje. Në vend të dytë për nga numri i infeksioneve renditet India, me gati 11 milionë raste ndjekur nga Brazili me 9.4 milionë.

Të shtunën Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë të ditur së në të gjithë vendin janë shpërndarë 59 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19-s, por janë injektuarr rreth 39 milionë doza. Mbi 30.2 milionë njerëz kanë marrë vetëm dozën e parë ndërsa më shumë se 8 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

Ndërsa me miliona tifozë amerikane po bëhen gati të ndjekin nëpërmjet ekranit ndeshjen finale të kampionatit amerikan të futbollit (Superbowl), zyrtarët e shëndetësisë, druhen se kjo mund të shndërrohet në një ngjarje për shpërndarjen në masë të virusit. Nisur nga kjo ekspertët po nxisin amerikanët ta ndjekin ndeshjen vetëm me “njerëzit me të cilët jetojnë”.

Tradicionalisht, familjarë e miq mblidhen në shtëpi, bare e restorante për të parë ndeshjen. Por një gjë e tillë ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të infeksioneve me koronavirus, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë.

Ndërsa bota po bën përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kompania farmaceutike AstraZenaca njoftoi të shtunën se sipas të dhënave të hershme, vaksina e saj ofron mbrojtje të kufizuar ndaj variantit të virusit që është ndeshur në Afrikën e Jugut.

Prova është kryer në rreth 2,000 persona me një moshë mesatare prej 31 vjeç. Por “The Financial Times”, që raportoi i pari rezultatet bëri të ditur se asnjë nga pjesëmarrësit në studim nuk u shtrua në spital apo vdiq.

Kompania farmaceutike njoftoi se do t’i publikojë rezultatet e studimit të hënën.

Ajo bëri gjithashtu të ditur se ka filluar përshtatjen e vaksinës së saj për të garantuar efikasitet ndaj variantit të Afrikës së Jugut./VoA

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...