Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA mund t’i rikthehet marrëveshjes bërthamore/ Uashingtoni: Jemi të gatshëm për…

Irani dhe një grup i fuqive botërore po mbajnë bisedime më 2 prill, lidhur me mundësinë e rikthimit të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015.

Vendimi për bisedime, që po mbahen në mënyrë virtuale, është mirëpritur nga Uashingtoni, që ka thënë se është i gatshëm të ndërmarrë “hapa të përbashkët” për rikthimin në marrëveshjen bërthamore.

Në këto bisedime po marrin pjesë përfaqësuesit e Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Iranit – që të gjitha këto shtete nënshkruese të marrëveshjes – njoftoi Bashkimi Evropian më 1 prill.

“Pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi prospektet për rikthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë marrëveshje dhe se si të sigurohemi që marrëveshja të zbatohet nga të gjitha palët”, thuhet në njoftim.

Ky takim virutal po kryesohet nga diplomati i BE-së, Enrique Mora.

Më 1 prill SHBA-ja tha se mirëpret këto bisedime.

“Ne natyrisht se e mirëpresim këtë hap pozitiv”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, duke shtuar se SHBA-ja po diskuton për “hapa të përbashkët” për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2018 kishte për qëllim që të lehtësonte sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, me qëllim që Teherani të frenonte programin e tij bërthamor. Irani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime civile.

Por, më 2018, SHBA-ja, nën udhëheqjen e Donald Trumpit, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.

Administrata e re e presidentit amerikan, Joe Biden ka dhënë sinjale se është e gatshme që të rikthehet në marrëveshje, por Uashingtoni insiston që Teherani fillimisht duhet të respektojë zotimet që dalin nga kjo marrëveshje. Pasi SHBA-ja doli nga marrëveshja, Irani nisi që të shkelte zotimet e këtij pakti./Rel

Postime të ngjashme

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...