Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

SHBA: Nisja e punës së BKH, hap më tej drejt drejtësisë që shqiptarët duan

Ambasada e SHBA në Tiranë përshendeti marrjen e detyrës nga Aida Hajnaj si drejtuese e Byrose Kombëtare të Hetimit, organ i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi në vendin tonë.

Vendosjen e Hajnaj në krye të BKH, ambasada amerikane e quan gur të rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Nisja e punës së Byrosë së Hetimit, për ambasadën e SHBA, është një hap më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë.

 Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë./VizionPlus

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...