Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, një kongresmen i sapozgjedhur humb jetën nga COVID-19

Republikani Luke Letlow, 41-vjeçar, i cili fitoi pozitën e tij më 3 nëntor në shtetin e Luizianës, për herë të parë u pranua në Qendrën Mjekësore St. Francis në Monroe, Luiziana më 19 dhjetor për shkak të ndërlikimeve nga COVID-19.

Një kongresmen i sapozgjedhur në SHBA i cili duhej të jepte betimin javën e ardhshme ka ndërruar jetë të martën nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve lokale, republikani Luke Letlow, 41-vjeç, i cili fitoi pozitën e tij më 3 nëntor në shtetin e Luizianës, për herë të parë u pranua në Qendrën Mjekësore St. Francis në Monroe, Luiziana më 19 dhjetor për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi.

Sipas një deklarate në llogarinë e tij në Twitter, teksa gjendja e tij përkeqësohej, ai u transferua në Qendrën Mjekësore Akademike, Ochsner LSU Health Shreveport, në të njëjtin shtet më 23 dhjetor.

Letlow la pas gruan e tij, Julia Barnhill Letlow dhe dy fëmijët e vegjë,l Jeremiah 3-vjeç dhe Jacqueline vetëm 11-muajshe.

“Familja vlerëson lutjet dhe mbështetjen e shumtë gjatë ditëve të fundit, por kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të papritur”, tha zëdhënësi i tij Andrew Bautsch në një deklaratë për Monroe News-Star.

“Njoftimi nga familja së bashku me rregullimet e varrimit do të shpaloset më vonë”, shtoi ai.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, një demokrat, i shprehu ngushëllime familjes së Letlow në Twitter dhe urdhëroi që flamujt në shtetin jugor të valëviten në gjysmë shtizë në ditën e varrimit të tij.

“Luiziana që nga marsi ka humbur më shumë se 7.300 persona nga COVID-19 dhe secili prej tyre ka lënë një vrimë të jashtëzakonshme në shtetin tonë”, tha ai në një shkrim tjetër në Twitter.

Postime të ngjashme

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...