SHBA: Një kontingjent trupash amerikane do të mbetet në Afganistan

Pentagoni konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të lënë një numër trupash për të ruajtur sigurinë e ambasadës amerikane në Kabul, një numër më i madh trupash se në rastet tipike të forcave që ruajnë ambasadat. Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të lënë një kontingjent ushtarësh në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në mbrojtjen e këtij objekti jetik.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve të martën se dhuna në Afganistan është në nivel shumë të lartë, pasi Talibanët po përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në të gjithë vendin.

“Ngjarjet në terren vendosin në pikëpyetje sinqeritetin e përpjekjeve të tyre për të qenë një pjesëmarrës i ligjshëm dhe i besueshëm në procesin e paqes. Procesi politik që çon në një zgjidhje të negociuar dhe një fund paqësor të luftimeve është e ardhmja e duhur për Afganistanin. Ne e mbështesim këtë. Kjo është politika e administratës amerikane”, tha Kirby.

Më herët të martën, komandanti i forcave amerikane në Afganistan e quajti shqetësuese rënien e shpejtë të shumë distrikteve në duart e Talibanëve.

“Kur merren parasysh veprimet në fushën e betejës, ka shumë arsye për rënien e distrikteve. Kjo është shqetësuese dhe një problem që i duhet kushtuar vëmendje. Duhet të bëhen ndryshime ndërsa po bie kontrolli i këtyre distrikteve, sepse ato lidhen me sigurinë e njerëzve dhe sigurinë e kryeqyteteve provinciale”, tha Gjenerali Austin S. Miller, komandant i forcave amerikane në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të vazhdojnë ndihmën financiare për ushtrinë afgane, këshillimin dhe mbështetjen e operacioneve nga ajri. NATO ka thënë se do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane në një zonë jashtë Afganistanit./ VOA

Related posts

Britania përgatit strategjinë për doza përforcuese të vaksinave

D V

Në epiqendër të kataklizmës, kështu ka shkatërruar gjithçka para vetes tornado në Çeki

Redaksia

OBSH paralajmëron qytetarët: Kombinimi i vaksinave Covid vetëm nga ekspertët shëndetësorë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More