Bota

SHBA: përleshje dhe tensione mes protestuesve para Shtepisë së Bardhë

Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.

Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre.

Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!”

Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane.

Protesta të shpërndara u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.

Postime të ngjashme

Kërkonin të kalonin në Europë, fundoset varka me 74 emigrantë

T E

Foto/ Njihuni me bukuroshet armene që po luftojnë ashpër kundër Azerbajxhanit…

admin

Pacientët e dyshuar për Covid marrin oksigjen në makina e ambulanca, shikoni pamjet nga spitali italian, nuk përballon dot më fluksin e të infektuarve

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...