SHBA provokon Pekinin, destrojeri amerikan hyn në Detin e Kinës Jugore!

Në mesin e tensioneve të përshkallëzuara prej disa kohësh në atë rajon, një destrojer amerikan lundroi pranë Ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore të Mërkurën, duke sfiduar kështu hapur rregullat e reja që Pekini vendosi lidhur me identifikimin detar të cilat përfshijnë dhe këto ujra të shumëdiskutara, thoë CNN.

 

USS Benfold, një destrojer i tipit Arleigh Burke, lundroi brenda 12 miljesh nga barrier koralore Mischief, një pjesë kjo e Ishujve Spratly ku kinezët kanë ndërtuar objekte ushtarake.”Sipas ligjit ndërkombëtar siç theksohet dhe në Konventën e Detit, zona si barrier Mischief, që në gjendjen e saj të natyrshme është e zhytur në baticë, nuk gëzon të drejtën e deti territorial”, thuhet në deklaratën e Flotës së 7-të të marinës amerikane.

Në 1 shtator, Kina vendosi një rregull të ri, i cili kërkon nga anijet të identifikojnë emrat, origjinën, pozicionet aktuale, portet ku do të shkojnë dhe kohën e parashikuar të mbërritjes kur hyjnë në ujrat territorial të vendit, e këtu rikujtoi dhe pretendimet e saj për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore. Deti i Kinës Jugore është një zonë e rëndësishme për anijet, bazë e pasur për peshkim dhe ka depozita nafte, gazi dhe minerale të tjera.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë pretendime territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe thonë se janë neutrale në mosmarrëveshjen për këtë territor, Uashingtoni ka thënë se është i shqetësuar se Kina po përpiqet të militarizojë zonën që duhet të jetë e lirë dhe e hapur. Rreth 3 trilionë dollarë mallra kalojnë në këtë zonë çdo vit./tch

Related posts

Mbi 150 njerëz pozitivë me koronavirus në Lojërat Olimpike

D V

Ishte kockë e lëkurë, kështu duket sot vogëlushi që dikur ishte duke dhënë shpirt nga uria

Z H

Gruaja 60-vjeçare vodhi diamante në vlerë 4.8 milionë euro – xhevahirët e vërtetë i zëvendësoi me gurë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com