Agjencia Zhurnal.mk

SHBA: Qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë të refuzojnë dhunën

Tiranë, 21 qershor – Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të Shqipërisë të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj. Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit, dhe të drejtën për protestë paqësore.

“Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që të lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Të premten, mbështetësit e opozitës së përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë paralajmëruar protestë në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje organizatorëve të protestës që të mbajnë përgjegjësi si dhe “t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të refuzojnë dhunën në çdo mundësi”.

Tensionet politike në Shqipëri janë rritur pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin paraparë të mbahen më 30 qershor.

Ai tha se kështu po shmangë një përplasje dhe përshkallëzim të situatës.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama, ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e paraparë.

Në ndërkohë, në disa qytete të Shqipërisë, gjatë ditëve të kaluara janë shënuar incidente kur mbështetësit e opozitës kanë ndërhyrë në zyret e Komisioneve zonave për administrimin e zgjedhjeve duke mos lejuar vazhdimin e punës dhe në disa raste duke djegur materialin zgjedhor.

Shqipëria, që nga janari i vitit 2018 është përfshirë nga protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...