SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve me COVID-19.
Të paktën 180,477 pacientë të rinj me COVID-19 u identifikuan të hënën në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas regjistrimit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Edhe 1,903 humbën jetën nga virusi.
Deri më tani, ka pasur të paktën 20,817,140 raste koronavirusi në SHBA. Një total prej të paktën 353,483 njerëz kanë vdekur në pandemi.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.