Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA regjistron 618 raste të varianteve të reja të koronavirusit

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar të paktën 618 raste të varianteve të reja të koronavirusit në 33 shtete, rreth 99% e të cilave (611) lidhen me variantin anglez të virusit, 5 me të Afrikës së Jugut dhe 2 me atë brazilian.

Lajmi është njoftuar nga Agjencia Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas CNN.

Florida është shteti më i prekur, me 187 raste, ndjekur nga Kalifornia me 145.

Shtetet e Bashkuara regjistruan një ditë më parë 119 931 raste të reja të koronavirusit dhe 4941 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e reja sjellin numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 26 676 957 dhe atë të vdekjeve në 455 738.

Në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, janë shpërndarë 57 489 675 doza të vaksinave dhe të paktën 35 203 710 doza janë administruar, ka njoftuar agjencia federale amerikane për parandalimin e sëmundjeve (CDC).

Po një tjetër paralajmërim vjen nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit, sipas të cilit numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë në 631 mijë deri në 1 qershor, transmeton A2.

Niveli i 631 mijë viktimave konsiderohet më i mundshmi, por do të varet shumë nga përparimi i fushatës së vaksinimit dhe përhapja e varianteve të ndryshme të koronavirusit në vend. Në skenarin më të keq, studiuesit e IHME parashikojnë gjithsej 703 mijë vdekje, në fillim të qershorit.

Sipas IHME, numri i vdekjeve ditore në SHBA ka kaluar tashmë kulmin dhe po bie, e deri më 1 qershor instituti vlerëson se 123 000 jetë janë shpëtuar falë programit të vaksinimit që po zhvillohet.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...