Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu “shqetësim të thellë” për, siç tha, përpjekjet e Qeversë ruse “për të ndaluar ushtrimin e lirisë së shprehjes”.

Deklarata e zëdhënësit Ned Price më 3 mars erdhi në të njëjtën ditë kur Moska refuzoi pesë apele të Radios Evropa e Lirë kundër gjobave të vendosura në bazë të ligjit rus për agjentët e huaj.

“Jemi të shqetësuar me refuzimin e ankesave të Radios Evropa e Lirë/Radios Liria për gjobat e vendosura padrejtësisht”, tha Price, duke shtuar se ligji rus është një “përpjekje transparente” për të penguar punën e Radios Evropa e Lirë, e cila financohet nga Kongresi amerikan.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim praninë e mediave të pavarura dhe ndërkombëtare në Rusi”, theksoi Price.

Ligji rus për agjentët e huaj është miartuar në vitin 2012 dhe është amendamentuar vazhdimisht.

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin fonde nga jashtë dhe që, sipas Qeverisë ruse, angazhohen në aktivitete politike, të regjistrohen si agjente të huaja dhe t’iu nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet në ligj prekin tani edhe mediat e huaja.

Që nga 14 janari, rregullatori rus i mediave, Roskommnadzor, ka hapur 260 raste kundër Radios Evropa e Lirë për shkelje të ligjit.

Një gjykatë në Moskë ka vendosur gjoba në 142 raste, që i afrohen shumës prej afro 1 milion dollarësh.

“Radio Evropa e Lirë e refuzon vendosjen e këtyre gjobave dhe nuk e pranon vendimin e gjykatës ruse për t’i hedhur poshtë ankesat tona”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly.

Postime të ngjashme

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...