SHBA – Stoltenberg: Të gatshëm t’i mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku

NATO-ja është shumë e shqetësuar nga zhvillimet politike në Bjellorusi dhe sekretari i përgjithshëm garantoi se Aleanca është e gatshme të mbrojë secilin prej anëtarëve të saj kundër çdo kërcënimi, deklaroi Jens Stoltenberg për “Welt am Sonntag”.

“Ne jemi të gatshëm, në rast nevoje, të mbrojmë çdo aleat dhe t’i mbrojmë kundër çdo lloj kërcënimi, që vjen nga Minsku ose Moska”, deklaroi ai.

“Ne jemi vigjilentë dhe po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Bjellorusi”, shtoi ai duke nënvizuar se Bjellorusia është gjithnjë e më e varur nga Rusia.

Në intervistë Stoltenbergu kujton se ”në të kaluarën na u desh të mësonim se Rusia ka shkelur integritetin territorial të vendeve të tilla si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia”. /ATSH

Related posts

Presidenti i El Salvador i ofron çdo qytetari kriptovaluta falas në vlerë prej 30 dollarëve

Redaksia

Studimi i ri amerikan: Gratë shtatzëna të vaksinuara transmetojnë antitrupa tek foshnjat e tyre

D V

Britania e Madhe regjistron më shumë vdekje sesa lindje në 44 vitet e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More