Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA synon të udhëheqë sërish botën në çështjen e klimës

Presidenti Joe Biden Biden nënshkroi një seri urdhërash gjithëpërfshirës ekzekutiv që synojnë të ulin përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit me qëllim të trajtimit të ndryshimeve klimatike. Zoti Biden tha se ai dëshiron që SHBA të udhëheqë edhe një herë nismat globale ndaj krizës së klimës, pas tërheqjes së paraardhësit të tij nga kjo përpjekje.

Sipas të dhënave të agjencisë NASA, 2020 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, pasojë kjo e prirjeve afatgjata të ngrohjes së planetit.

Duke synuar shkurtimin e gazeve të dëmshëm të çliruar nga përdorimi i naftës, gazit dhe qymyrit, Presidenti Joe Biden tha se SHBA do të merren serizosht me këtë krizë, të cilën ai e quajti “një kërcënim ekzistencial”.

“Ashtu siç na duhet një përgjigje e unifikuar kombëtare kundër COVID-19, kemi shumë nevojë për një përgjigje të unifikuar kombëtare ndaj krizës klimatike, sepse ajo ekziston. Ne duhet të jemi në krye të përgjigjes globale”, tha Presidenti Biden.

Të mërkurën, Presidenti Biden ndërmorri veprime ekzekutive mbi klimën, ku përfshihet ndërprerja e shfrytëzimit të burimeve federale për naftën dhe gazin, si dhe duke i dhënë fund subvencioneve federale për karburantet nga fosilet. Ai poashtu kërkoi që automjetet qeveritare të jenë elektrike.

Këto veprime pasojnë vendimin e zotit Biden që në ditën e parë në detyrë për rikthimin në marrëveshjen e Parisit, nga e cila Presidenti Donald Trump u tërheq më 2017.

“Vetëm Parisi nuk mjafton. Jo kur pothuajse 90 për qind e të gjitha emetimeve të planetit, emetimet globale, vijnë jashtë kufijve të SHBA-së. Ne mund të shkojmë në zero por problemi nuk zgjidhet”, tha John Kerry, i dërguar i posaçëm i Presidentit për klimën

Zoti Kerry tha se administrata Biden do të kërkojë hartimin e një raporti nga agjencitë e inteligjencës për ndikimin që ushtrojnë ndryshimet klimatike mbi sigurinë. Për herë të parë, ndryshimet klimatike janë përparësi në sigurinë kombëtare amerikane dhe politikën e jashtme.

“Prova do të jetë mbi mënyrën se si zoti Biden do të kapërcejë kufizimet, si e drejton axhendën dhe përballon interesat e grupeve të caktuara ndërsa punon me ata që janë të përkushtuar brenda Shteteve të Bashkuara dhe në rrafshin ndërkombëtar, për një botë pa karbon”, tha Wishwas Satgar nga Universiteti Witwatersrand.

Zoti Biden tha se plani i tij i veprimit për klimën do të ndihmojë në përmirësimin e ekonomisë duke krijuar vende pune për punëtorët e industrisë në rënie të karburanteve fosile, ide kjo e quajtur si “qesharake” nga presidenti i Shoqatës së Qymyrit në shtetin e Virxhinias Perëndimore.

“Përse duhet të shkëmbejmë një punë me një tjetër dhe të përballemi me tranzicion dhe kosto, veçanërisht kur të gjithëve në fund do t’u kushtojë më shumë para”, thotë Chris Hamilton.

Plani i administratës për klimën i jep përparësi edhe drejtësisë mjedisore duke orientuar agjencitë drejt investimeve në komunitete me të ardhura të ulëta dhe tek pakicat, që zakonisht bartin barrën e katastrofave natyrore, ndotjes dhe ndikimeve tjera të ndryshimeve të klimës.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...