Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

SHBA-të: Fokusohuni te lufta kundër korrupsionit dhe te sundimi i ligjit, janë thelbi i partneritetit tonë strategjik

Shkup, 19 prill – Zhurnal – Ambasada e Sheteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, ka përshëndetur miratimin në Kuvend të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion 2021-2025, por njëkohësisht kërkon nga autoritetet e vendit, të vendosin theksin te zbatimi i saj, transmeton Zhurnal.

Ambasada amerikane thotë se autoritetet e vendit tashshmë duhet të përqndrohen në zbatimin e trategjisë që paraqet punë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, që njëherit është edhe fokusi bazë i partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Ky është një hap i rëndësishëm, megjithatë suksesi i vërtetë do të matet përmes zbatimit të suksesshëm të strategjisë. Lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit janë jetike për Maqedoninë e Veriut, dhe çështja bazë e partneritetit tonë strategjik”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Ndryshe, të dielën Kuvendi në kuadër rë mbledhjes së 32-të, miratoi Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, që paraqet një dokument të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të lartë.

Në një deklaratë të dielën, zv/krzeministri përgjegjës për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski  tha se ka kaluar koha kur institucionet nuk guxonin as emrin t’ia përmendin ndonjë  zyrtari, aq më pak të hyjnë në institucione për të bërë hetime . Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është e palëkundur dhe e qartë, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.  Kjo me Rashkovskin konfirmoi  se nuk ka të paprekshëm, institucionet e kanë fjalën e fundit, ne nuk mund të ndërhyjmë në punën e tyre.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...