Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SHBA-të: Në Maqedoni të Veriut ka qytetarë pa shtetësi ndonëse i plotësojnë kriteret

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Në Maqedoni të Veriut ka qytetarë pa shtetësi përkundër faktit se ata plotësojnë një ose më shumë kritere për të marrë të njëjtën, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, transmeton Zhurnal.mk.

Statistikat e qeverisë, UNHCR-së dhe OJQ-ve thuhet në raport, flasin se në fund të gushtit të vitit të kaluar kanë qenë 563 njerëz pa shtetësi, ndërsa partitë e opozitës shqiptare pohojnë se numri i tyre shkon në mbi 7.000, dhe bëhet fjalë për shqiptarë të cilëve u është mohuar padrejtësisht shtetësia e Maqedonisë së Veriut,

Sipas raportit në fjalë, vendi nuk ka mekanizma për të zbuluar njerëzit pa shtetësi dhe për t’i mbrojtur ata.

DASH ka folur edhe për gjyqësorin, ku thuhet se prokurorët shpeshherë i tejkalojnë afatet ligjore për mbylljen e hetimeve, gjë që kalon pa pasoja.

Raporti në fjalë përkujton se hetimet duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajsh, dhe se afatet mund të shtyhen në 12 dhe 18 muaj për raste më komplekse të krimit të organizuar, që bëhet përmes lejes nga eprori, por në praktikë, prokurorët shpesh shkelin afatet.

DASH-i në raportin e publikuar flet edhe për presione mbi gjykatësit, drejtësi të vonuar dhe për finansim joadekuat të gjyqësorit dhe prokurorisë që pengojnë efikasitetin e punës së gjykatave.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...