Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, tejkalon 233 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Zhurnal Ads

Numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 84.059, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.123.229.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 233.157, prej të cilëve 1.056 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 84.059, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.123.229.

Ndërkaq, në mbarë vendin deri më tani janë shëruar mbi 5 milionë e 934 mijë të infektuar ndërsa numri i testeve të kryera ka arritur në mbi 140 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 934.813 raste të konfirmuara, i cili pasohet nga Kalifornia me 920.805 raste dhe Florida me 790.426 raste.

Ndërkohë numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.621 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8.41 milionë raste dhe Brazili me mbi 5 milionë e 469 mijë./atsh

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shefi i Pentagonit në detyrë, me mesazh kontradiktor mbi trupat në Afganistan

T E

U gjetën të përqafuar nën rrënoja, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën nga tërmeti në Greqi

T E

Raportohet për 3 viktima dhe 3 të plagosur me armë zjarri në Illinois të SHBA-së

T E

Turqia dënon sulmin e Armenisë në Nakhchivan

admin

BE mund të japë dritën jeshile për dy vaksinat kundër COVID-19 që në dhjetor

S.B.

Del nga spitali personi i parë që mori vaksinën Covid-19: Jam shumë mirë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...