SHBA tërheq kërkesën për ekstradimin e shefes së Huaweit

Një drejtuese e lartë e kompanisë kineze Huawei, që po mbahej në Kanada, do të mund të largohet pasi Qeveria amerikane hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e saj.

 

Zyrtarja kryesore financiare e kompanisë, Meng Wanzhou u arrestua në dhjetor të vitit 2018 me kërkesë të SHBA-së.

Rasti i saj pati shkaktuar tensione në marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në dhe Kanadanë. Ajo ka qenë subjekt i negociatave intensive mes diplomatëve amerikanë dhe kinezë.

Të premten Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se kishte arritur një marrëveshje për të shtyrë ndjekjen penale.
Autoritetet amerikane do të ndalojnë ndjekjen penale të zonjës Meng deri në dhjetor 2022 dhe se nëse ajo respektonte kushtet e vendosura nga gjykata, çështja përfundimisht do të mbyllej.

SHBA-ja pretendon se Meng e mashtroi bankën HSBC për raportet e Huaweit me një kompani të quajtur Skycom, duke e vënë bankën në rrezik të shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Meng është vajza e madhe e miliarderit, Ren Zhengfei, i cili krijoi Huawein më 1987. Kjo është njëra ndër kompanitë e teknologjisë më të mëdha në botë.

Biznesmeni Zhengfei ka shërbyer në ushtrinë kineze për nëntë vjet, deri në vitin 1983, dhe është gjithashtu anëtar i Partisë Komuniste Kineze.

SHBA-ja dhe vendet tjera perëndimore disa herë e kanë akuzuar Huawein se i përdorë pajisjet për spiunazh dhe të dhënat i ndan me qeverinë kineze, por kompania i mohon akuzat.

Në vitin 2019, SHBA vendosi sanksione ndaj Huawei dhe e vendosi atë në një listë të zezë të eksportit.

Disa ditë pasi zonja Meng u arrestua, Kina arrestoi dy shtetas kanadezë, Michael Spavor dhe Michael Kovrig, mbi dyshimet për spiunazh.

Kritikët e kanë akuzuar Kinën se arrestimet i ka bërë në kuadër të asaj që njihet si “diplomacia e pengjeve”. Kina e mohon këtë.

Related posts

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

D V

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Redaksia

Pentagoni: 122 mijë njerëz janë evakuuar nga Kabuli deri më tani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More