Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, vdes polici i cili iu përgjigj trazirave në ndërtesën e Kongresit

Oficeri Howard Liebengood, 51-vjeç, ka ndërruar jetë të shtunën ndërsa ishte jashtë detyrës, sipas Policisë së Kapitolit.

Veterani 15-vjeçar i Policisë së Kapitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu përgjigj trazirave javën e kaluar në Washington, ka vdekur të shtunën ndërsa ishte jashtë detyrës, njoftuan dje forcat e rendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oficeri Howard Liebengood, 51-vjeç, u caktua në Divizionin e Senatit dhe ka qenë në departament që nga prilli i vitit 2005, bëri të ditur Policia e Kapitolit në një deklaratë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë të respektohet privatësia e familjes së tij dhe oficerëve të tjerë të USCP-së”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë nuk zbulohen shkaqet e vdekjes të oficerit.

Hyrja e furishme në ndërtesën Kongresit Amerikan ndodhi pasi presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin vjedhur dhe u zotua se nuk do t’i pranonin kurrë.

Pesë persona u vranë në dhunë, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit, i cili u raportua se ishte bashkuar me një zjarrfikës kur mbështetësit e Trump-it hynë në sallën e Kongresit.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...