Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shefi amerikan i Mbrojtjes në Izrael, takon Netanyahun dhe homologun e tij izraelit

Zhurnal Ads

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, në një vizitë në Izrael u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Esper arriti në Izrael pas vizitave në Bahrein dhe Jordani.

Në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni thuhet se Esper u prit nga Netanyahu në Tel Aviv dhe se të dy përsëritën angazhimin e tyre për bashkëpunim në interes të dy vendeve, duke adresuar shqetësimet e sigurisë në rajon.

“Esper përsëriti angazhimin e SHBA-së për të siguruar epërsinë ushtarake të Izraelit. Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Esper dhe Netanyahu po ashtu kanë diskutuar procesin e normalizimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Më pas, sipas deklaratës së Pentagonit, Esper u takua me Gantz në Tel Aviv dhe diskutoi bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Paralajmërimi i OKB: Toka, një ferr ‘i pabanueshëm’

admin

Austria raporton numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Premtimi i madh nga Joe Biden për vaksinën për COVID-19

admin

Zbulimi i vaksinës anti-Hepatit C/ “Nobeli” në Mjekësi ndahet mes tre shkencëtarëve

admin

Rriten frikshëm shifrat në Itali, 445 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

T E

Shefi i Shtabit të Donald Trump pranon që SHBA nuk do të mund të kontrollojë pandeminë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...