Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shefi humanitar i OKB-së: Në Etiopi ka uri

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, tha se në veri të Etiopisë ka uri.

“Ka zi buke atje. Kjo do të përkeqësohet edhe më shumë”, tha ai.

Komentet vijnë pas publikimit të një analize për situatën, e cila gjeti se 350,000 njerëz po jetojnë në një “krizë të rëndë” në rajonin Tigraj të shkatërruar nga lufta, si dhe në rajonet fqinje Amhara dhe Afar.

Tigraj është shkatërruar nga luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve.

Në analizën e titulluar “Klasifikimi i Fazës së Integruar” thuhet se situata me ushqimet në rajon ka arritur nivelin e “katastrofës”.

“Kjo krizë e rëndë rezulton nga efektet e konfliktit, përfshirë zhvendosjet e popullsisë, kufizimet e lëvizjes, qasjen e kufizuar humanitare, humbjen e të korrave dhe pasurive të jetesës dhe tregjet jofunksionale ose joekzistente”, thuhet në analizë.

Megjithatë, aty nuk shpallet zyrtarisht uria.

Sipas kritereve humanitare të Kombeve të Bashkuara, uria shpallet kur arrihen disa shifra të vdekshmërisë, kequshqyerjes dhe mungesës së ushqimeve.

Ato janë:

  • së paku 20% e familjeve në një zonë përballen me mungesa ekstreme të ushqimit
  • nivelet akute të kequshqyerjes tejkalojnë 30%
  • shkalla e vdekshmërisë tejkalon dy persona në ditë për 10,000 persona.

Shpallja e urisë nuk bart detyrime për Kombet e Bashkuara ose vendet anëtare, por shërben për të përqendruar vëmendjen globale te problemi.

Postime të ngjashme

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Bekim Laçi

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Bekim Laçi

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...