Shefi i Apple ka një obsesion të ri – ja cila pajisje tani është prioritet i gjigantit të teknologjisë

nga D. V.

Mark Gurman i Bloomberg ka zbuluar se CEO i Apple Tim Cook ka një obsesion të ri.

Burime nga brenda kompanisë raportojnë se Cook është fokusuar në mposhtjen e Meta-s në treg me një palë syze inteligjente AR (Augmented Reality) lider në industri.

Përpjekja e Apple në industrinë XR (Extended Reality) nuk shkoi mirë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithëse Apple Vision Pro është një nga kufjet më të mira AR të disponueshme sot, nuk arriti të përmbushë pritjet e shitjeve.

Kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se kufjet kushtojnë 3,499 dollarë dhe akoma më shumë në rajone të tjera jashtë SHBA-së.

Megjithatë Apple është e bindur – ashtu si Meta, Samsung dhe Google – se XR është e ardhmja e teknologjisë.

Bëhet e ditur se kompania ka punuar për një palë syze inteligjente AR për një kohë të gjatë.

Ndryshe, nëse burimet e Gurman janë të sakta, atëherë Cook i ka bërë syzet një prioritet kryesor për Apple.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More