Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Shefi i BE në Kosovë: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, në konferencën me rastin e pesë vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, tha se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj, përcjell Insajderi.

Szunyog shtoi se marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

“Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në.  Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, tha Szunyog, njofton EO.

Kurse, zv/kryeministri Besnik Bislimi, deklaroi se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar”, ka shtuar tutje Bislimi.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...