Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni temë e hapur – duhet të flitet për të në Bruksel

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilin duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Szunyog ka folur për investimet që BE ka bërë në këtë pjesë.

Szunyog tha se duhet të ketë pajtim midis palës kosovare dhe asaj serbe që të bëhet hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullim normal, duke shtuar se nuk e di se kur do të bëhet kjo hapje.

Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin të hënën më 28 shtator në Bruksel në kuadër të dialogut.

Siç kishte njoftuar ditë më parë i dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, takimi ishte shtyrë nën arsyetimin për kujdes ndaj pandemisë. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

Albin Kurti: “Prilli – muaji i masakrave dhe i kujtimit”

N E

20 % qytetarëve të regjistruar për vaksinim në Kosovë nuk paraqiten në terminet e caktuar

N E

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës kërkon sigurimin e vaksinave për qytetarët

N E

Në Kosovë për tri ditë vaksionhen 827 persona me sëmundje kronike

N E

Ivica Daçiq: “Historitë që preambula për Kosovën do të ndryshojë janë boshe”

N E

Haradinaj për dëshmorët e Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...