Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shefi i diplomacisë gjermane: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, thotë se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo do të thotë se njerëzve duhet t’u shpjegohet përfitimi, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë”, ka thënë Mass, për gazetën serbe “Kurir”.

Ai thë se “rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër Serbisë”.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Me këtrë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.

I pyetur nës Ballkani ende paraqet një rrezik i mundshëm për BE-në, duke pasur parasysh historinë e konflikteve tëviteve ’90-ta, Mass tha se “për fat të mirë, koha e konflikteve të përgjakshme të viteve nëntëdhjetë ka kaluar”.

“Sidoqoftë, paqja e qëndrueshme është më shumë sesa mungesa e konfliktit të armatosur. ‘Projekti i Paqes në Bashkimin Evropian’ në dekadat e fundit ka qenë një bekim i vërtetë për Gjermaninë, për Evropën. Pikërisht për këtë arsye që Gjermania mbron zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Bashkimin Evropian është çelësi për një stabilitet më të madh, bashkëpunim dhe paqe të qëndrueshme”, tha Mass. 

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...