Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shefi i diplomacisë kroate sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me krerët shtetëror të vendit tonë.

Sipas mediave kroate, shefi i diplomacisë kroate gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, temat e diskutimit gjatë takimeve do të jenë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontingjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër kroate në Kosovë (Janjevë dhe Letnicë) dhe dialogu Kosovë- Serbi, transmeton Telegrafi.

Ministri Grliq Radman do të vizitojë gjithashtu përfaqësuesit e pakicës kroate në Janjevë dhe anëtarët e kontingjentit kroat të KFOR.

Pas Kosovës, ministri i jashtëm kroat do të udhëtojë në Malin e Zi. Vizita e tij në Kosovë dhe Malin e Zi vjen para një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian më 10 maj, ku një nga pikat në rendin e ditës do të jetë Ballkani Perëndimor.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Dafina Vidishiqi

Kurz: Brukseli e humb besushmërinë nëse nuk mban premtimet ndaj Kosovës dhe Serbisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...