Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shefi i EULEX-it vizitoi dhomën operative për zgjedhje

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite, Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, ai u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.

Shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij.

Postime të ngjashme

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

D V

Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar

D V

Kurti: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

D V

Gërvalla në Slloveni: BE-ja duhet ta ndalë ‘Mini-Shengenin’, i rrezikshëm për paqen në Ballkan

D V

Mungon një i akuzuar, dështon gjykimi ndaj Milaim Zekës dhe të tjerëve

D V

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...