Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shefi i mbrojtjes afgane: Trupat e huaja nuk do të tërhiqen nga vendi

Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Asadullah Khalid, ka mohuar perspektivat e tërheqjes së plotë të forcave të huaja nga vendi i tronditur nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu referuar politikës së sigurisë në parlament për një votë besimi, Khalid pretendoi se në kundërshtim me perceptimin e përhapur, numri i trupave të huaja mund të rritet në muajt e ardhshëm.

Ai shtoi se kryengritësit talebanë përshpejtuan sulmet e tyre dhe donin të marrin provincat e paqëndrueshme Kunduz, Helmand, Ghazni dhe Farah, por dështuan.

“Në vend të kësaj, fotcat tona të guximshme të sigurisë dhe mbrojtjes rimorën nëntë rrethe që ishin nën kontrollin e armikut”, tha Khalid, duke iu referuar talebanëve.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se çmimi për largimin e shpejtë nga Afganistani mund të jetë shumë i lartë, pasi një zyrtar amerikan tha se presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të urdhërojë tërheqjen e një numri të konsiderueshëm të trupave amerikane para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo vjen përderisa ushtria amerikane pret që Trump të urdhërojë tërheqjen e trupave të tjerë nga Afganistani dhe Iraku para se komandanti i përgjithshëm të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

CNN raportoi se përderisa Trump pritej të japë urdhrin këtë javë, Pentagoni tashmë ka lëshuar një njoftim si “urdhër paralajmërues”.

Urdhri planifikon që deri më 15 janar të reduktojë numrin e trupave në Afganistan dhe Irak, respektivisht nga 2.500 trupa në secilin vend. Për momentin, numri i ushtarëve amerikanë në Afganistan është rreth 4.500, ndërsa në Irak është rreth 3.000.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit afgan, Sediq Sediqqi, në një konferencë për media në Kabul lidhur me këtë çështje tha se 90 për qind e operacioneve të sigurisë në të gjithë Afganistanin kryhen nga forcat lokale.

Ai theksoi se Kabuli është nënshkrues i marrëveshjeve afatgjate të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe NATO.

“Ne ende përballemi me një kërcënim serioz terrorist. Akoma ka dhjetëra grupe terroriste në Afganistan, përfshirë al-Kaidën dhe talebanët. Ne jemi të vendosur të sigurojmë se terroristët kurrë të mos kërcënojnë partnerët tanë ndërkombëtar nga toka afgane”, tha Sediqqi.

Nën administratën e presidentit Trump, marrëveshja e nënshkruar midis SHBA-ve dhe talebanëve hapi rrugën për bisedime paqësore brenda-afgane midis qeverisë së Kabulit dhe kryengritësve në Doha, por që nga fillimi i bisedimeve në muajin shtator asnjë përparim i qartë nuk është bërë në këto bisedime në kryeqytetin e Katarit.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...