Agjencia Zhurnal.mk

Shefi i mbrojtjes amerikane në vizitë të pa paralajmëruar në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka mbërritur në Arabinë Saudite për një vizitë të paplanifikuar, për herë të parë në vizitë të aleatit kryesor të SHBA-ve në Lindjen e Mesme që nga ushtrimi i pozitës në muajin korrik.

Sipas televizionit shtetëror saudit Al-Arabiya, Esper në këtë vizitë të paplanifikuar do të takohet me zyrtarët sauditë për të diskutuar çështjet rajonale, përfshirë tensionet me Iranin.

Pa asnjë koment të dhënë rreth vizitës së shefit të mbrojtjes amerikane as nga Washingtoni e as nga Rijadi, mediat lokale raportojnë se vizita vjen afër vizitës së javës së kaluar të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nënshkroi rreth 20 marrëveshje në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë.

Disa ditë para vizitës së Esper-it, Pentagoni njoftoi vendosjen e rreth dy mijë ushtarëve amerikanë dhe dy skuadrave luftëtare në Arabinë Saudite, në përgjigje të sulmeve të këtij shtatori në objektet e naftës saudite për të cilat të dy vendet përgjegjës e konsiderojnë Iranin.

T E

Lajmet e fundit