Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë ‘shumë më shumë’ për mbrojtje

nga D V

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e hapi fjalimin për mediat duke theksuar se shpenzimet për mbrojtjen janë në krye të agjendës.

Ai tha se NATO ka plane “të forta” për të adresuar këtë çështje dhe për të mbrojtur vendet anëtare.

Sipas Rutte-s, objektivat e shpenzimeve janë kyçe për funksionimin e aleancës në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme, duke shtuar se disa aleatë duhet të shpenzojnë “ndjeshëm më shumë”.

Megjithatë, ai theksoi se vendet evropiane dhe Kanadaja kanë rritur përpjekjet e tyre, shkruan skynews.

Gjithashtu, Rutte tha se do të diskutohet edhe prodhimi i pajisjeve të mbrojtjes.

“Duhet të veprojmë më shpejt dhe më fuqishëm – nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te konflikti në Ukrainë, Rutte tha se “sa më e fortë të jetë Ukraina në fushëbetejë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave”.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar do ta kryesojë këtë takim për herë të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More