Bota

Shefi i OBSH-së i uron presidentit Trump shërim të plotë dhe të shpejtë nga COVID-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një organ të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar për trajtimin e pandemisë COVID-19, të premten i dërgoi urimet e tij më të mira Trumpit dhe gruas së tij Melania pasi ata rezultuan pozitive për coronavirus.

“Urimet e mia më të mira Presidentit DonaldTrump dhe Zonjës së Parë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyeusus në një Tweet.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, ish-donatori kryesor i trupit me bazë në Gjenevë, kanë thënë se kanë në plan të tërheqin dhe ndërpresin fondet, duke thënë se OBSH ishte “shumë afër” Kinës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter.

Presidenti amerikan po ashtu ka njoftuar se do të jenë në karantinë dhe do të nisin procesin e shërimit menjëherë.

Postime të ngjashme

Brnabiq prezanton kabinetin e ri qeveritarë

admin

Obama thotë se “nuk është i befasuar nga refuzimi i Trump për të bërë një tranzicion paqësor të pushtetit”

S.B.

Australia: Kina të kërkojë falje për postimin e diskutueshëm në Twitter

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...