Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Gjurçinovski merr pjesë në seancën e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s

Shkup, 18 maj – Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel, Vasko Gjurçinovski, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, sot merr pjesë në seancën e rregullt të Komitetit Ushtarak (KU) të NATO-s, në formatin e shefave të Shtatmadhorive, që mbahet në selinë e NATO-s.

Në takimin nën udhëheqësinë e kryesuesit të KU, marshalli i aviacionit, Ser Stjuart Piç, pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, shefat e Shtatmadhorive të Armatave të 30-të vendeve anëtare, në pajtim me agjendën kanë diskutuar për planifikimin ushtarak dhe adaptimin në kontekst të nismës NATO 2030, operacionet vijuese, misionet dhe aktivitetet të cilat i zbaton Aleanca.

Siç kumtuan nga Shtatmadhoria, gjatë qëndrimit në Bruksel, gjenerali Gjurçinovski gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në takimin e Komitetit ushtarak të Bashkimit Evropian në nivel të shefave të Shtatmadhorive, ku nën udhëheqësinë e kryesuesit të UK të BE-së, gjeneral Klaudio Graciano do të bisedohet për misionet ushtarake dhe civile dhe operacionet e Bashkimit Evropian si pjesë e politikës së saj të përbashkët për siguri dhe mbrojtje.

“Takimet e trupave më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s dhe të BE-së, krahas agjendave të planifikuara janë mundësi e shkëlqyer për takime të ndërsjella të njerëzve të parë të armatave, të cilët krahas shkëmbimit të mendimeve i përforcojnë marrëdhëniet e ndërsjella përmes inicimit të aktiviteteve bilaterale”, thuhet në kumtesë.

Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive merr pjesë dhe kontribuon në operacionet paqeruajtëse të NATO-s “Mbështetje e vendosur” në Afganistan dhe “KFOR” në Kosovë, si edhe në misionet e BE-së “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...