Agjencia Zhurnal.mk

Shefi i Snapit, Evan Spiegel shet aksione me vlerë 50 milionë dollarë të kompanisë

Shefi dhe krijuesi i Snapchatit, Evan Spiegel ka shitur aksione të kompanisë së tij, me vlerë 50 milionë dollarë.

Sipas bursës amerikane, Spiegel ka shitur 2,780,670 aksione me një çmim prej 18 dollarë secila, transmeton Koha.net. Spiegel ka nën pronësi 5.8% të Snapit, që e bënë atë aksionerin e tretë më të madh në këtë kompani, ndërsa sipas Forbesit, pasuria e tij e tanishme neto është 3.9 miliardë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Spiegel ka shitur aksione, në shkurt të 2018-ës ai ka shitur 50 milionë dollarë të tjera, ndërsa në fund të 2019-ës ai ka shitur 22 milionë dollarë.

Snapi ka pasur një rikthim të përdoruesve gjatë 2019-ën pas një ‘katastrofe’ të përjetuar në 2018-ën për shkak të ridizajnimit të aplikacionit.

E ardhmja e kompanisë është ende e paqartë, ndërsa gjatë vitit të kaluar Pinteresti ka rrëzuar atë nga të qenit si rrjeti social i tretë më i madh në botë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...