Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shefi i Urgjencës së Ferizajt jep detaje për gjendjen e pacientëve të plagosur nga shpërthimi

Shef i shërbimit te emergjencës në Ferizaj, Segedin Fazliu që ishte mjek kujdestar sot kur ndodhi ngjarja e rëndë e shpërthimit të një bombole gazi, tha për KosovaPress se nga 13 pacientë sa janë dërguar në QKUK, tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Sot pas orës 14:00, pas shpërthimit të një bombole gazi, ka ndodhur lëndimi i rreth 42 pacientëve që kanë marrë trajtim këtu në shërbimin emergjent. 13 prej tyre pasi kanë marrë trajtimin këtu janë transferuar për Qendrën Klinike në Prishtinë ku janë më të specializuar për trajtimin e djegieve”, tha ai.

Ai tregoi se pacientët e dërguar në Prishtinë kanë marrë lëndime të rënda dhe shkalla e djegies është mbi 30%.

“Rreth 11 pacientë i kemi shtruar në pjesën e Kirurgjisë gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, një numër prej tyre lirohen për në shtëpi. Po ashtu disa të tjerë pasi kanë marrë trajtimin janë liruar për në shtëpi”, tha ai.

Fazliu tha se nga të lënduarit që janë në Urgjencën e Ferizajt vetëm pesë do të kenë nevojë të qëndrojnë sonte në klinikë.

Shpërthimi ka ndodhur pas orës 14:00, në kohën e shërbimit të kujdestarisë, që sipas Fazliut pa mobilizimin edhe të shtëpive të shëndetit dhe ndihmës nga FSK, Policia e Kosovës dhe komunat përreth nuk do t’ia dilnin t’i trajtonin pacientet.

“Pa ndihmën e te gjithë këtyre nuk do ia dilnim meqenëse stafi është shumë i vogël për t’u ofruar të njëjtën kohë ndihmë shumë pacientëve”, tha ai.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...