Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të emrave të bizneseve që fituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Dje gjatë ditës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, raporton Gazeta Express.

Pas këtij shkrimi kanë reaguar fytyra politike në vend, derisa, Muratit i ka reaguar edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami.

Megjithatë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka përkrahur  vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.

Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...