Agjencia Zhurnal.mk

Shehi: Nuk ka hapësirë kushtetuese për t’u futur në zgjedhje, vetëm marrëveshje politike

Tiranë, 21 maj – Kryetari i Partisë së Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, theksoi se “kanë përfunduar të gjithë hapësirat kushtetuese që mund t’u mundësonte partive opozitare që të futeshin në zgjedhjet lokale, por kjo gjë mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve politike”.

I ftuar në një studio televizive mbrëmjen e djeshme Shehi u shpreh se “Kushtetuta nuk është respektuar asnjëherë, dhe nisur nga e kaluara, nuk përjashtoj mundësinë e një marrëveshjeje politike para zgjedhjeve”.

“Nuk ka hapësirë kushtetuese për t’u futur në zgjedhje, por hapësirë për një marrëveshje politike. Këtu në Shqipëri nuk kemi respektuar Kushtetutën. Ne kemi udhëtuar midis marrëveshje politike, ky ka qenë realiteti”-, tha Shehi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...