Shekerinska: Aleanca me SHBA-në asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme

Shkup, 22 shtator – Vitin e ardhshëm për herë të parë do të jemi nikoqirë të stërvitjes së madhe ushtarake me elementet e parashutës dhe presim ekip nga Garda nacionale e Vermontit të na bashkangjitet. Kjo do të jetë edhe një shansë për ne  të tregojmë  sa është  i afërt dhe i suksesshëm bashkëpunimi ynë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën për shtyp në Vermont, me të cilën e përfundoi vizitën disaditëshe në SHBA.

Në konferencën për shtyp, siç kumtuan nga MM, ministrja Shekerinska bëri një përmbledhje të takimeve dhe bisedave në Pentagon dhe Departamentin e shtetit, si dhe në bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij shteti federal amerikan, por edhe për mundësitë për zhvillim të këtij bashkëpunimi disadekadësh në mbrojtje, ekonomi, bujqësi, turizëm dhe tregti.

“Jemi krenarë në partneritetin tonë me Vermontin. Përafërsisht 5.000 ushtarë nga Maqedonia e Veriut deri tani ishin pjesë e programeve për bashkëpunim. Kjo është e pabesueshme, kjo është më shumë se 50 për qind e numrit të përgjithshëm  të forcave tona të armatosura. Nuk ka ushtar në Armatën e Pepublikës së Maqedonisë së Veriut i cili nuk di për Vermontin. Vitin e ardhshëm për herë të parë do të jemi nikoqirë  të një stërvitje të madhe ushtarake me elementet parashutiste dhe presim ekipi nga Garda nacionale e Vermontit të na bashkangjitet”. ka thënë Shekerinska.

Ka potencuar se vizitës në Vermont i parapriu vizita e suksesshme dhe takimet në Uashington, ku në takim me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lojd Ostin III, është konfirmuar  aleanca e jashtëzakonshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Në lidhje me mundësitë për zhvillim të bashkëpunimit, Shekerinska ka porositur se qëllimi ynë është sistemin për mbrojtje  gjatë katastrofave ta bëjmë më efikas dhe prandaj bisedohet edhe për këmbim të përvojave dhe për realizim të trajnimeve për mbrojtje civile dhe përgjigje të katastrofave.

Komandanti i Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt uroi për pranimin e Maqedonisë së Veirut në Aleancë dhe shprehu gatishmëri  që bashkëpunimi në mbrojtje të zgjerohet edhe në ekonomi.

Zëvendësguvernatorja e Vermontit, Moli Grej tregoi në potencialin e bashkëpunimit ndërmjet shtetit federal amerikan dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç qëndron në kumtesë, Grej e falënderoi ministren Shekerinska për vizionin dhe qasjen gjithëpërfshirëse, si dhe për përkushtimin e partneritetit gjithëpërfshirës dhe të sinqertë ndërmjet Vermontit dhe Maqedonisë së Veriut.

Vizita në Vermont përfundoi me demonstrim të fluturimit të gjuetarëve F-35 nga aviacionit ushtarak i Gardës Nacionale të Vermontit. 

Related posts

Duke votuar Velimir Smilevskin, shqiptarët e Butelit pengojnë kthimin e Tarçullovskit në politikë!?

I Z

Komiteti i Helsinkit: Këmbëngulim për një hetim objektiv dhe përgjegjësi për tragjedinë

N E

Në shtetin tonë mbërritën edhe 44 afganë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More